Autor: L.M.

Me 13 nëntor, një vit më parë, grupi terrorist ISIS, i njohur po ashtu edhe si Shteti Islamik, kishte kryer sulme terroriste në kryeqytetin e Francës, në Paris.

Ato sulme ishin cilësuar si terrori më i madh në Francë që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore .

Sulmuesit që përdorën bomba vetëvrasëse dhe kallashnikovë, në disa sulme të shpërndara nëpër Paris, patën vrarë 130 persona dhe kishin lënë të lënduar 368 të tjerë.

89 prej tyre kishin mbetur të vdekur në tetarin e famshëm “Le Bataclan” ku kishte një koncert të rok grupit amerikan Eagles of Death Metal.

Tetë nga terroristët që kishin kryer sulmet patën vdekur – shtatë nga ta duke mbytur vetën me eksploziv – ndërsa njëri ishte vrarë nga policia franceze.

Kjo ngjarje ishte raportuar në të gjithë botën me ditë të tëra.

KlanKosova.tv iu kujton sot, pas një viti, titujt e disa nga prej gazetave më të mëdha botërore, për ngjarjen makabër të 13 nëntorit 2015.

The Washington Post

Los Angeles Times

The Boston Global

Tampa Bay Games

New York Post

Sun Times

Daily News

The Times

BILD

LIBERATION

Në gazetat franceze fjala “Horror”, ishte gati gjithkund, ndërsa e famshmja Le Parisien, për kryetitull kishte: “Këtë herë, është luftë”.

Gazetat Franeze

 

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here