Kur debutoi Nokia 3.1 në Korrik, HMD Global solli një telefon buxhetor me funksione që justifikoheshin nga kostoja.

Megjithatë pakënaqësia më e madhe e përdoruesve ishte madhësia e ekranit.

HMD Global ka dëgjuar ankesat dhe është rikthyer me një version të Nokia 3.1 Plus.

Telefoni nga një ekran 5.2-inç tashmë ka 6-inç me raport 18:9 si dhe një skaner të shenjave të gishtërinjve.

E re për telefonin është procesori MediaTek Helio P22 ndërsa RAM-i ka ngelur i pandryshuar 2GB ose 3GB RAM.

Për një telefon buxhetor HMD premton dy ditë jetëgjatësi baterie falë kapacitetit prej 3,500 mAh. Në disa tregje do të ofrojë edhe NFC.

Ndryshime ka pasur edhe në fotografi ndërsa modeli 3.1 Plus ka një kamër të dytë të pasme.

Për të mbajtur nën kosto HMD ka zgjedhur të ofrojë rrjet Wi-Fi më të ngadaltë vetëm 2.4Ghz dhe jo 5Ghz për telefonin.

Gjithashtu xhami nuk është Gorilla Glass e madje pa markë fare. 3.1 Plus përdor microUSB për karikimin dhe transferimin e përmbajtjeve.

Memoria vjen në dy opsione 16GB ose 32GB me mundësi për microSD.

Çmimet fillojnë nga 159 euro për modelin 2GB RAM/16GB memorie dhe 179 euro për modelin 3GB/32GB memorie.