Ronaldo është vlerësuar si më i miri në fitoren e Real Madridit prej 3:0 ndaj Apoelit në “Santiago Bernabeu”.

Real Madridi e ka nisur me fitore mbrojtjen e titullin në Ligën e Kampionëve, duke e mposhtur 3:0 në shtëpi Apoelin, shkruan Gazeta Express.

Në “Santiago Bernabeu” shkëlqeu i rikthyeri Cristiano Ronaldo, i cili realizoi dy gola (12’ dhe 51’), ndërsa golin tjetër për “Los Blancos” e shënoi kapiteni, Sergio Ramos (61’).

Ronaldo është notuar me 8.8 për paraqitjen në këtë ndeshje, duke u vlerësuar si lojtari më i mirë i kësaj sfide.

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here