Komiteti Olimpik i Kosovës ka bërë të ditur se notarja kosovare, Melisa Zhdrella ka përmbyllur garat në Lojërat Olimpike për të rinj, Buenos Aires 2018.

Melisa Zhdrella garoi në disiplinën 50 metra stil i lirë dhe arriti kohën 29.41 sekonda, njofton Klan Kosova.

Garuesja kosovare në baterinë e saj doli e  gjashta, duke lënë pas dy garuese, kurse në renditjen e përgjithshme zuri vendin e 37-të nga 53 garuese.

Notarja Zhdrella të dielën kishte thyer rekordin e Kosovës në disiplinën 50 metra “bretkocë”.

16 më të mirat e këtij sporti u kualifikuan për më tutje.