Nvidia lançoi gjeneratën e re të grafikave GeForce dy vite më parë dhe me shumë gjasa do të shohim një gjeneratë të re shumë shpejtë me debutimin e serive GeForce GTX 11 në Gusht.

Kompania ka filluar dërgimin e ftesave për aktivitetin Gamescom që mbahet me 21 Gusht. Ftesat vinë pak kohë pasi një ekzekutiv i Lenovo foli për GTX 11 gjatë konferencës E3 në një video prezantim.

Javën e kalua ru publikuan foto të kartës grafike të parë të kësaj linje, GTX 1180. Karta ka një mori modulesh GDDR6.

Kjo lloj memorie ka filluar të prodhohet nga Micron dhe do të pasojë memorien mëse 10 vjeçare GDDR5.

Karta grafika do të luajë video 4K me 144Hz. Acer dhe Asus kanë prezantuar tashmë ekrane lojërash 4K me 144Hz, HDR dhe Nvidia G-Sync.

Po çmimi? Ajo që duhet të kemi në konsideratë është rritja e Bitcoin manisë që ka çuar në rritjen e çmimeve të Nvidia. Por me kërkesën që po bie, edhe çmimet janë në tatëpjetë.