Afër 200 nxënës nga 18 shkollatë mesme nga e gjithë Kosova kanë mësuar për lidership, diplomaci, hulumtim. Ky është projekti i Akademisë Kosovare të Modelit të Kombeve të Bashkuara “KMUNA”, ku ata mësuan të shkruajnë raporte dhe shkrime të ndryshme.

Pjesëmarrës në këtë projekt janë 15 komuna të Kosovës. Me afro 200 nxënës dhe me 18 delegacione, me 18 shkolla të ndryshme. Kriter për nxënësit pjesëmarrës ka qenë njohja e gjuhës angleze.

Dea Mulolli, zyrtare për Marrëdhënie me Publikun në OJQ PIKS, ka thënë se ideja e këtij projekti është përgatitja e nxënësve për lidership, diplomaci dhe hulumtim.

Mulolli :Përgatitja e nxënësve për lidership dhe diplomaci është qëllimi i këtij projekti

 

“Ideja është që kemi menduar me i përgatiti nxënës pjesëmarrëse me një staf të aftësive që ndoshta në edukimin formal nuk është që i praktikojnë aq dhe i mësojnë, kështu që i kemi mësuar, lidership, diplomaci, hulumtim. I kemi mësuar me shkruar raporte dhe shkrime të ndryshme dhe sot kanë ardhur me konkuldu punën që e kanë bërë për tre muajt e fundit, dhe janë të ndarë gjithsej në pesë komitete” tha Mulolli.

Besa Tmava e cila është mentore nga Gjimnazi “Ulpiana” në Lipjan ka thënë se ndryshimi më i madh që nxënësit nga shkolla e saj kanë pasur, është përmirësimi i të folurit të gjuhës angleze.

Tmava: Ndryshimi më i madh, përmirësimi i gjuhës angleze

 

“Ndryshimi ma i madh ka qenë përmirësimi i të folurit të gjuhës angleze, d.m.th e kanë përmirësuar dukshëm. Duke filluar prej asaj se gjithçka është dashur të jetë në gjuhën angleze edhe ata kanë bërë që hulumtimi i vazhdueshëm në fushat e tyre që i kanë këtu që të përmirësojnë dukshëm gjuhën angleze” tha Tmava.

Ndërsa, Edmond Vujiçi, i cili është nxënës nga komuniteti boshnjak, ndjehet i lumtur për pjesëmarrjen e tij në këtë projekt, pasi që fal pjesëmarrjes së tij këtu, ai ka mësuar se si të jetë më i matur në përd orimin e aftësive te tij.

Vujiçi: Kam mësuar se si të jem më i matur në përdorimin e aftësive të mija

 

“Këtu kam mësuar se si të jem më i matur dhe si të i përdori aftësit e mijanë gjuhën angleze në një mënyrë më të mirëdhe më formale , kështu që kjo është”, tha Vujiçi.

Sekretarja gjeneral e këtij projekti, Anyla Beqa, për KosovaPress, ka thënë se“Kmuna” e ka ekipin e sekretariatit i cili e ka udhëhequr projektin gjatë gjithë kohës duke punuar edhe në përgatitjen e studentëve për konferenca.

Beqa: Gjatë gjithë kësaj kohe kemi punuar me studentë që t`i përgatisim

 

“Kmuna, e ka ekipin e sekretariatin i cili e ka udhëheq projektin gjatë gjithë kohës dhe është në fakt ekipi inplementues i sekretariatit. Gjatë gjithë kësaj kohe ne kemi punuar me studentë t që t`i përgatisim ata për konferencë. Çka ka ndodhë për këta tre muajve të kaluar ka qenë që ne kemi dërguar gjatë gjithë kohës materiale përgatitore për studentët që ata të përgatitën për konferencë edhe të bëjnë një prezantim më të mirë tek shtetet të cilat i kemi deleguar” tha Beqa

Temat e trajtimeve në këto komunitet janë si, Këshilli i Sigurimit, fuqizimi i gruas, si dhe komuniteti për ambient.

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here