Marrëdhëniet bilaterale midis Maqedonisë dhe Greqisë dhe ardhmëria e tyre ishin në fokusin e bisedimeve në takimin që ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë, Nikolla Dimitrov e pati me Jorgos Kumucakos, i cili është përgjegjës për politikën e jashtme në partinë më të madhe opozitare, Demokracia e Re.

Kumucakos pas takimit deklaroi se me Dimitrov kishin diskutim interesant në atmosferë shumë të mirë. Sipas tij, pozitive është ajo që Qeveria e re në Shkup jep porosi më konstruktive, më produktive nga ajo në çka është mësuar Greqia në të kaluarën.

“Kjo është mirë. Është mirë për atmosferën në marrëdhëniet tona bilaterale. Për të gjitha çështjet që na prekin. Megjithatë, kjo ka të bëjë me atmosferën. Esenca është diçka tjetër. Si do të formohet esenca do të shohim në periudhën që vijon”, deklaroi Kumucakos.

Ai edhe njëherë përsëriti se nevojitet zgjidhje e pranueshme e përbashkët për çështjen për emrin.

“Besojmë se kjo mund të ndodh për një kohë të shpejtë nëse ekziston vullnet i vërtetë pozitiv politik. Pikërisht për atë që besojmë se ka nevojë për zgjidhje të pranueshme të përbashkët, konsiderojmë se politika nga Bukureshti, e cila ishte shprehur me vendim unanim të NATO-s, mbetet e fuqishme”, theksoi Kumucakos.

@media only screen and (max-width: 670px){#headermobile{width:100%;z-index:80000000000;[email protected] only screen and (min-width: 680px){#headermobile{display:none;}}

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here