Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli ku uruar Fitër Bajramin.

Nëpërmjet një postimi në postimi në Facebook, Pacolli ka theksuar se qëllimi i agjërimit të muajit të Ramazanit ka qenë i thjeshtë e fisnik, i forcimit të lidhjes dhe besimit të njerëzve në Zot, njofton Klan Kosova.

Ky është statusi i plotë i Pacollit:

Sonte përfundoi muaji i Ramazanit. Qēllimi i agjerimit ka qenë i thjeshtë e fisnik, ai i forcimit të lidhjes dhe besimit të njerëzve në Zot, freskimi dhe forcimi i lidhjeve farefisnore, forcimi i lidhjeve sociale, forcimi i përkrahjes së njeriut për njeriun. Nga ky muaj shoqëria ka dalë më e fortë dhe më e begatë.

Paqi një ditë të Bajramit për tu mbajtur mend gjatë, ashtu sikurse mbahen mend edhe veprat e mira gjatë këtij muaji që po lëmë pas.

Nga thellësia e zemrës ju uroj me Fat Fitër Bajramin.

Zoti ju bekoftë!