Roma do të jetë mikpritëse e Palermos nesër në mbrëmje dhe tenton ta vazhdojë serinë e fitoreve

Ekipi i Luciano Spallettit ka fituar katër ndeshjet e fundit në Serie A, ndërsa së fundmi janë mposhtur në Ligën e Kampionëve.

Mesfushori fantastik i Romës, Miralem Pjanic ka kërkuar nga shokët e skuadrës ta shfrytëzojnë gabimin e Juventusit dhe ta mposhtin Palermon.

“Ne jemi në një formë të mirë pavarësisht humbjes ndaj Real Madridit. Kemi luajtur mirë dhe kemi fituar katër ndeshjet e fundit”.

“Juve dështoi? Ne duhet ta shikojmë punën tonë. E rëndësishme është që çdo ndeshje t’i marrim nga tri pikë pastaj në fund e shikojmë se ku ndodhemi”.

“Ne duam që ta harrojmë humbjen me Realin dhe të fitojmë ndaj Palermos për ta vazhduar serinë e fitoreve në Serie A”, deklaroi Pjanic. /Telegrafi

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here