Palestinezët kanë djegur goma afër kufirit të Gazës me Izraelin, duke krijuar tym të zi në ajër dhe duke tërhequr gaz lotsjellës dhe të shtëna armësh nga ushtarët izraelitë në anën tjetër të rrethimit kufitar.

Sipas aktivistëve, gomat e djegura ata po i përdorin për t’ua bllokuar pamjen snajperistëve izraelitë.

Megjithatë, sipas njoftimeve të mjekëve dhe agjencive të lajmeve atje, 12 persona u plagosën nga të shtëna armësh, 10 prej tyre arritën në spitalin e terrenit i ngritur pranë komunitetit kufitar të Khuzaas, në një nga pesë kampet tendë të protestuesve.

“Ne kemi ardhur këtu sepse duam dinjitet”, u deklarua 20-vjeçari Mohammed Ashour para se të dërgohej në spital , i cili ishte ndër të parët që i dogji gomat dhe i cili u plagos në krahun e djathtë.

Të premten e kaluar mijëra banorë të Gazës morën pjesë në demonstratë, shumë prej tyre duke u mbledhur në pesë fushime tendash të vendosura përgjatë kufirit të ngushtë bregdetar me Izraelin, disa qindra metra larg rrethimit.

Në total, 22 palestinezë u vranë në Gaza gjatë javës së kaluar, 16 prej tyre të përfshirë në protestat e së premtes.