Parlamenti Evropian ka miratuar rezolutën për Kosovën përmes së cilës kërkohet nga politikanët dhe partitë formimin  sa më të shpejt të një qeverie pro-evropiane për të vazhduar rrugën e Kosovës drejt BE si dhe përparim në rrugën drejt liberalizimit të vizave

Ky raport i përgatitur nga raportuesja për Kosovënm Ulrike Lunaek u miratua  me  474 vota, 134 kundër dhe  64 abstenime.

“Pak ditë pas zgjedhjeve të përgjithshme në Kosovë, votimi i sotëm edhe njëherë dërgon një sinjal të fortë se e ardhmja e Kosovës  është në Bashkimin Evropian” .

” Para së gjithash, ky raport iu kërkon politikanëve dhe partive që të formojnë shpejt një qeveri me një frymë evropiane për të vazhduar rrugën e Kosovës drejt BE si dhe për të ecur përpara në rrugën drejt liberalizimit të vizave, ashtu si dëshirojnë edhe qytetarët e Kosovës” tha Lunaek.

Sipas saj edhe dy kushtet e mbetura për liberalizimin e vizave siç janë ratifikimi i marrëveshjes së Demarkacionit të kufirit me Malin e Zi si dhe luftimi i korrupsionit si dhe krimit të organizuar.

Përveç kësaj, në raport kërkohet edhe vazhdimi  i dialogut midis Serbisë dhe Kosovës, si dhe zbatimi i shpejtë i marrëveshjeve 

 

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here