Qyteti i Ohrit tashmë ka humbur vëmendjen edhe të partive shqiptare, jo vetëm të qeverisë. Edhe këto zgjedhje parlamentare, banorët e këtij vendbanimi të lashtë shqiptarë, u neglizhuan dhe u nënvlerësuan nga partitë shqiptare, duke mos i dhënë mundësinë asnjë kandidati nga Ohri të jetë bartës liste për ndonjë parti në këtë cikël zgjedhor.

Zakonisht partitë politike zgjedhin prijës të listës nga ndonjë vendbanim më i madh, për të tërhequr më shumë votues, por sic duket Ohri nuk është objektiv, edhe përkundër fushatës me tone nacionaliste që zhvillojnë kryesisht partitë politike, qyteti që po humb identitetin e vërtetë të tij nuk po stimulohet në asnjë mënyrë.

Me 1.873 votues, Ohri shpesh ka qenë vendimtar për të përcaktuar fituesin në ciklet e kaluara zgjedhore por edhe kjo ju duket e parëndësishme partive politike, teksa nxjerrin kandidatë kryesisht nga zonat rurale nga grumbullojnë jo më shumë se deri në rreth 700 vota!

Ky anashkalim ka demotivuar shumë banorët e këtij qyteti, të cilët ndjehen të lënë pas dore nga përfaqësuesit e tyre politik, duke u detyruar që të ardhmen e tyre indivuduale dhe familjare ta shohin ndoshta tek ndonjë parti e tretë./Zhurnal

 

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here