Ishte natë historike në Torino për skuadrën e Erik ten Hag, i cili bëri mrekullinë duke e eliminuar njërin prej favoritëve kryesorë për ta fituar Championsin, vetëm një rund pasi e kishte eliminuar kampionin në fuqi, Real Madridin.

Ajaxi fitoi 2:1 dhe kaloi tutje falë rezultatit të përgjithshëm 3:2, por nuk ishte vetëm rezultati ai që mahniti të gjithë.
Ajaxi luan futboll ashtu siç duhet të luhet futbolli, siç tregon edhe kjo video në vazhdim. Pasime dhe aksione mbresëlënëse, marramendëse dhe tejet të bukura.