Departamenti i Shtetit uron regjisorin iranian për Oscar, më pas e fshin mesazhin.

Një llogari e Departamentit Amerikan të Shtetit në Twitter ka publikuar e më pas e ka fshirë një mesazh ku uronte regjisorin iranian për marrjen e çmimit Oscar.

Ky mesazh urimi, është fshirë pasi iraniani kishte folur me gjuhë të ashpër kundër ndalesës së myslimanëve të udhëtojnë në SHBA.

Departamenti Amerikan i Shtetit e kishte uruar Asghar Farhadin, për fitore në kategorinë e çmimit për filmin më të mirë të huaj me “The Salesman”, raporton Reuters .

Mirëpo i njëjti mesazh më vonë është fshirë.

Ndërsa zyrtarë të DASH-it thonë se vendimi për ta fshirë mesazhin e urimit, ishte marrë nga stafi i këtij departamenti.

Farhadi, i cili e kishte bojkotuar ceremoninë e Oscar në shenjë proteste kundër urdhrave të Trump karshi emigracionit, kishte përgatitur një deklaratë e cila u lexua nga Anousheh Ansari, që është iraniani i parë që kishte arritur në hapësirë dhe po ashtu Firouz Naderi, i cili ishte drejtor i sistemeve solare në NASA. Ata të dy e pranuan çmimin Oscar në vend të Farhadit.

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here