Ekipi i shfaqjes “Pendimi” ka përfaqësuar  Kosovën në festivalin ndërkombetar të Teatrove që është mbajtur në Bullgari.

Kjo shfaqje është zgjedhur në konkurencën zyrtare në mesin e 20 shfaqjeve teatrale të tjera në festivalin “International Youth Theater Festival Vreme 2017”.

Në kastën e aktorëve të saj bëjnë pjesë: Enesa Sejdija dhe Kastriot Hetemi, me regji të Marigona Bekteshi – Ferati, kurse producent I saj është Mirsad Ferati.

Ekipi i saj përbëhet nga të rinjtë e të gjitha komunave, që janë pjesë e kompanisë teatrale “Mitrix Culture” .

“Pendimi” sivjet do të perfaqësojë Kosovën edhe në festivale të tjera ndërkombëtare në Mal të Zi, Angli, Belgjikë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here