Pensionistët nga veriu i Kosovës sot do të protestojnë në Mitrovicën e Veriut për shkak të vendimit të autoriteteve kosovare taksën prej 100 përqind për mallrat nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.

Bëhet e ditur se protesta do të mbahet në orën 12:00 pranë gjykatës në Mitrovicën e Veriut.

Gjatë së enjtes në veri  protestuan studentët, njofton Klan Kosova.

Që nga vendosja e taksës ndaj produkteve me origjinë nga Serbia është protestuar çdo ditë në veri.