Soda bikarbone ose soda e bukës është një produkt i zakonshëm në secilën kuzhinë.

Por, soda e bukës është konsideruar si një produk magjik pasi ka edhe disa efekte të tjera për të cilat shumica e njerëzve nuk dijnë.

Më poshtë gjeni disa mënyra ku mund të përdoret soda e bukës dhe efektet që ka përdorimi i saj në mënyra të ndryshme .

Pastron fytyrën

Përzieni sodën e bukës me ujë dhe do ta keni një përzierje të dobishme për pastrimin e fytyrës. Kjo përzierje përdoret si maskë dhe largon qelizat e vdekura nga fytyra dhe e bën fytyrën të duket më e shëndetshme.

Largon qelizat e vdekura nga lëkura e kokës

Nëse përzihet soda e bukës me shamponin të cilin e përdor zakonisht ndihmon në largimin e qelizave të vdekura të cilat depozitohen në flokët tuaj. Kjo preferohet më së shumti për personat që përdorin shumë produkte kozmetikore.

Pastron krehërit

Ashtu siç e ka efektin te flokët, efekti i njejtë është edhe te krehërit. Krejt çka ju duhet është ujë i nxehtë edhe sodë e bukës. Përzieni ato dhe vendosni në krehër.

Përmirëson thonjtë

Përzieni ujin me sodë të bukës dhe vendosni anash thonjve tuaj. Lyeni thonjtë dhe ata do të bëhen më të shndrritshëm, më të fortë dhe më të butë.

Përkujdesja për këmbë

Nëse vendosni këmbët tuaja në ujë të nxehtë me sodë bikarbone do ti ndihmoni  këmbëve të lodhura. Kjo i zbut këmbët tuaj dhe i relakson ato. Kjo është një pedikyr i mirë.

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here