Sulmuesi i West Ham Unitedit, Lucas Perez, ka mbrojtur vetën në vazhdën e raportimeve të mediave se ai nuk pranoi të ngrohej dhe të futet si zëvendësues gjatë fitores 3 me 1 ndaj Evertonit të dielën.

Spanjolli ishte në stol dhe dukej se ishte bërë gati për të zëvendësuar të lënduarin Marko Arnautoviç në pjesën e dytë, por menaxheri Manuel Pellegrini futi në lojë Michail Antonion.

Perez është kapur më pas nga kamerat duke biseduar me trajnerin e portierëve në West Ham, Xavi Valero në stol, dhe disa pjesë të mediave britanike raportuan se ai kishte refuzuar të luante.

“Duke pasur parasysh informacionin e falsifikuar nga media që ka ndikuar imazhin tim, unë jam i detyruar të shpjegoj të vërtetën e vetme: kurrë nuk kam refuzuar të ngrohem në tërë karrierën time, e lëre më të luaj një ndeshje”, tha Perez në Twitter të hënën .

Edhe Pellegrini tha pas ndeshjes se nuk kishte asnjë problem me Perezin dhe se ai ishte i gatshëm të luajë nëse unë do ta bëja ndryshimin.

Fitorja e West Hamit ishte e para në këtë sezon dhe e ngriti klubin në vendin e 16-të të tabelës.