Ka përfunduar koncerti i “Gjurmëve” që janë rikthyer në Prishtinë pas 30 vjetësh.

Interesimi për të ndjekur koncertin e rockgrupit ikonik ishte shumë i madh nga të gjitha moshat.

Madje, salla “1 Tetori” ishte stërmbushur nga njerëzit që kishin shkuar të argëtohen duke i dëgjuar këngët hit të “Gjurmëve”.

Por, në këtë koncert performuan edhe shumë artistë të tjerë si Elina Duni, Xuxi dhe të tjerë. Madje, nuk mungoi as muzika popullore shqiptare.

Një adhurues i “Gjurmëve” që sonte kishte shkuar t’i ndjekë nga afër tha për Klan Kosovën se e kishte shijuar shumë këtë koncert.

“Ka qenë një natë e këndshme ku dëgjuam disa këngë të gjeneratës time të viteve ’80. Ky koncert ia vlejti shumë”.

“Kemi njëfarë nostalgjie për atë kohë. ‘Gjurmët’, ‘Minatori’ dhe grupet tjera kanë qenë ato që me të vërtetë e kanë mbajtur rock&rollin gjallë. Edhe tash po shihet që këngët e asaj kohe janë të pavdekshme”.