download (4)666

Ka përfunduar protesta që po mbahej para Kuvendit të Ksoovës që ishte thirrur nga Lëvizja Vetëvendosje në kundërshtim të ratifikimit të marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi.

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, ka thënë se protesta ka përfunduar pasi ka marrë lajmin se kjo marrëveshje nuk është në rend dite .

“Ne do ta ndalim këtë Qeveri dhe këtë marrëveshje dhe nuk do ta falim tokën tonë. Kjo Qeveri deshi të kontrabandojë por nga dje ajo e kuptoi që nuk ka popullin pas. Është e domosdoshme që secili prej nesh me familje e me shokë të jem vigjilent që të mos mejojmë që kjo marrëveshje të kalojë”, ka thënë Sejdiu para përfundimit të protestës.

Ai luti qytetarët që të punojnë dhe të jenë të gatshëm për protesta e radhës dhe të jenë të sigurtë që kjo marrëveshje të mos kalojë.

Organizimi i kësaj proteste ka ardhur par më shumë se 12 orë debat në një sallë të Kuvendit, ku është diskutuar me argumente e fakte shkencore për demarkacionin kufitar me Malin e Zi, i përcaktuar nga një marrëveshje që u nënshkrua në mes të dy qeverive në gusht të vitit të kaluar.

 

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here