Me rastin e 63 vjetorit të lindjes së heroinës, Xhevë Lladrovci Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike, organizoi akademi përkujtimore, ku u tha se Xheva ishte grua e pendës dhe e pushkës që luftoi për lirin e vendit.

Zëvendësministri i Diasporës dhe Investimeve Strategjike, Isni Kilaj tha se Xheva Lladrovci është një ndër fytyrat më emblematike e të gjitha kohërave.

Sipas tij, kjo heroinë nuk kishte siç të ishte ndryshe pasi që doli nga një familje që kishte të brumosur dashurinë për atdheu.

Përfaqësuesi i Shoqatave të dala nga lufta, Nasim Haradinaj tha se heroi Fehmi Lladrovci dhe heroina Xheva, i përkasin gjerdanit të heronjëve të atdheun që luftuan për bashkimin dhe lirin e shqiptarëve.

“Fehmi dhe Xhevë Lladrovci kurrë nuk pyeten për çmimin lirisë ndër të parët iu përgjigjen thirrjes së Adem Jashari për të luftuar për liri”, tha ai.

Vëllau i Xhevë Lladrovcit, Selim Krasniqi tha se në rast se duam t’i nderojmë heronjë tanë duhet të punonim për një Kosovë të lirë dhe të pavarur me një polici dhe ushtri të fortë.