Iniciativa Masa Kritike (IMK) ka ngritur peticion për hetim të Bogdan Ilievskit, Igor Durllovskit dhe Boris Damovskit si organizatorë të protestave të të ashtuquajturës “Për Maqedoni të përbashkët”, të cilët dhe e kryen sulmin e dhunshëm në Kuvend më 27 prill të këtij viti.

“Më 27 prill, në të enjten e përgjakshme, në Kuvendin e RM-së, u lënduan mbi 100 persona në mesin e të cilëve kishte deputetë dhe liderë të shumicës së re parlamentare, gazetarë, qytetarë dhe policë”, thuhet në peticion. Sulmuesit ishin protestues të “Për Maqedoni të përbashkët”, të cilët me javë shpërndanë gjuhë të urrejtjes dhe thirrje për dhunë”, shtohet në peticionin e ngritur nga IMK.

Ata shtojnë se protestuesit e “Për Maqedoni të përbashkët”, me javë të tëra janë dëgjuar me thirrje të tipit “Maqedoni të pastër”, “le të kuptojnë shqiptarët e mallkuar” dhe me paralajmërime ndaj deputetët se “me forcë mund të dalin nga Kuvendi i RM-së”.

“Edhe për skaj gjithë kësaj, pas afër dy javëve të së enjtes së përgjakshme, personat të cilët janë udhëheqës të protestave të “Për Maqedoni të përbashkët”, Bogdan Ilievski, Boris Damovski dhe Igor Durllovski, ende nuk janë arrestuar ose dëgjuar nga Prokuroria Publike për rolin e tyre në sulmin e organizuar në Kuvend. Madje të njëjtët ende vazhdojnë që të qëndrojnë në ballë të protestës.

“I ftojmë institucionet kompetente, para se gjithash Prokurorinë Themelore Publike, që të hapin hetim kundër personave të lartpërmendur, me qëllim që të konstatohet roli i tyre në sulmin e Kuvendit dhe në dhunën e asaj nate”, thuhet në peticion.

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here