Artur Sheme është arrestuar ditën e djeshme nga Policia e Fierit pasi ka plagosur me sqepar nusen e vëllait. 48-vjeçari është arrestuar në vendin e quajtur “Kthesa e Marinzës”, ku ka plagosur me sqepar duke i thyer klavikulën (pjesën e sipërme të shpatullës) kunatës së tij, E.Çibuku, 26 vjeçe, banuese në Kuma.

Kjo ngjarje e shëmtuar mësohet se ka ndodhur pas një debati të ashpër me fjalë për motive pronësie mes dy vëllezërve, ku ka ndërhyrë dhe e reja. Fjalët e thëna në gjaknxehtësi e sipër kanë bërë që 48-vjeçari të humbë durimin dhe të qëllojë me sqepar nusen e vëllait. Ai u vu në pranga nga policia nën akuzën e veprave penale “Plagosje e rëndë me dashje” dhe “Dhunë në familje”, shkruan shekulli.

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here