Ish-presidenti i UEFA-s, Michel Platini, është marrë në pyetje nga hetuesit francezë kundër korrupsionit lidhur me dhënien e Kupës Botërore të vitit 2022 në Katar.

Platini, 63 vjeç, ishte kreu i trupit drejtues të futbollit evropian derisa u ndalua në vitin 2015 për shkelje etike.

Ish-mesfushori francez dhe tre herë fituesi i Topit të Artë gjithmonë ka mohuar çdo keqbërje.

Katari u zgjodh për organizimin e Kupës Botërore pavarësisht se kishte edhe ofertat nga SHBA, Australia, Koreja e Jugut dhe Japonia në 2010.

Platini është dërguar paraburgim dhe është marrë në pyetje në Nanterre, një periferi të Parisit Perëndimor, të martën, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.

Agjencia e lajmeve AFP njoftoi se ai u lirua nga paraburgimi pak para mesnatës.

“Ishte e gjatë, por duke marrë parasysh numrin e pyetjeve pritej të ishte e gjatë, pasi u pyeta për Euro 2016, Kupën Botërore në Rusi, Kupën e Botës në Katar, FIFA”, tha Platini.

Zyrtarët kanë hetuar korrupsionin e pretenduar lidhur me Kupat Botërore të 2018 dhe 2022 për dy vitet e fundit dhe u raportuan se kishin intervistuar Sepp Blatter, ish-presidentin e organit udhëheqës botëror FIFA, në 2017.