Paul Pogba dëshiron që të rikthehet te Juventusi, sipas raportimeve nga Sky Sports.

Futbollisti i cili pikërisht nga Zonja e Vjetër ishte kthyer për herë të dytë te Manchester United, dëshiron ta bëjë të njëjtën gjë me kampionin italian.

Javën e kaluar, drejtori sportiv i Juventusit, Fabio Paratici, kishte udhëtuar në zyrat e United-it në Londër për të negociuar lidhur me një transferim të mundshëm të francezit.