Futbollisti i Manchester United, Paul Pogba, i ka bërë thirrje botës së futbollit që ta trajtojë me respekt portierin e Milanit që do largimin, Gianluigi Donnarumma, pas refuzimit të tij për ta nënshkruar kontratën e re.

Ai në Twitter shkroi për Donarumën, për të cilin tha se së shpejti do të jetë më i miri në botë, dhe se meriton respekt për tërë atë që e ka bërë deri tash.

Menjëherë pas këtij postimi, kanë filluar spekulimet se mos Poga do të tentojë ta tërheqë italianin te Manchester United, por të tjerët besojnë se është vetëm mesazh mbështetës nga ana e francezit.

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here