Policia e Kosovës në orët e pasditës së sotme në Prishtinë ka arrestuar një person, nën dyshimin se ka poseduar substancë narkotike. 

I arrestuari, sipas zëdhënësit të Policisë së Kosovës Daut Hoxha, fillimisht ishte aksidentuar me motoçikletën të cilën po e drejtonte dhe më pas ka kundërshtuar me forcë ndalimin nga policia duke ju shkaktuar lëndime trupore dy zyrtarëve policorë.

“Ju konfirmoj se sot me datë,13.09.2017, rreth orës 16:00, në rr.”Tirana”(lagja “Lakrishte”)-Prishtinë, në një aksident trafiku ku ishin përfshirë një motoçiklet/skutër pa tabela dhe një automjet, i dyshuari, vozitësi i skuterit ka tentuar të ik nga vendi i ngjarjes pas goditjes së automjetit, përderisa pas reagimit të shpejt dhe efektiv të zyrtarëve të policisë është arritur që i njëjti të lokalizohet dhe arrestohet”, ka thënë Hoxha për “VECLAJME.com”.

Në motoçikletën e aksidentuar, sipas zëdhënësit të PK-së, Hoxha është gjetur sasi e dyshuar e substancës narkotike, gjë që Hoxha thotë se mbetët të verifikohet “nga njesitët kompetente, ndërsa rasti i aksidentit procedohet sipas procedurave ligjore.”

Nga vendi i ngjarjes “VECLAJME.com” ka arritur t’i sigurojë edhe disa pamje, ku shihen ekipe të policisë duke u marrë me rastin.

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here