Një video ku shihen studentët francezë në rajonin verior Mantes La Jolie të Francës, duke qëndruar në gjunjë dhe me duar të vendosura prapa kokës, ka ngritur shqetësime nëpër rrjete sociale.

Ngjarja është zhvilluar më 6 dhjetorë të këtij viti, ndërsa videoja ende nuk është verifikuar, shkruan Euronews, transmeton Klan Kosova.

Imazhet në këtë video kanë bërë që shumë njerëz të reagojnë nëpërmjet rrjeteve sociale.

Madje disa i quajtën këto imazhe si ekstreme dhe poshtëruese.