Policia ka dhënë detaje për therrjen me thikë të një personi rreth orës 19:05 të së mërkurës në rrugën “Shpëtim Robaj” në lagjen “Taukbashqe” të Prishtinës.

Në raportin e saj 24 orësh policia bën me dije se viktima ka pësuar lëndime të rënda dhe është dërguar në QKUK për tretman mjekësor dhe sipas mjekëve edhe pse gjendja e tij shëndetësore është e rëndë, është jashtë rrezikut për jetë.

Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin.

Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori .

 

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here