Kërkimi për Arbnora Dobrën, 22 vjeçaren që është zhdukur ditë më parë, është duke vazhduar me intensitet të shtuar, sipas Policisë së Kosovës e cila ka konstatuar se ajo gjendet në një shtet fqinj dhe se ka kontaktuar familjarët e saj.

“Bazuar në të dhënat e deritanishme, është konstatuar se personi në fjalë,  në mënyrë të rregullt ka kaluar në një shtet fqinj të Republikës së Kosovës, nga ku pala ka kontaktuar me familjarët e saj”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Më poshtë keni komunikatën e plotë të Policisë:

Prishtinë, 01 tetor  2018 – Më datë 28.09.2018, në polici është raportuar rasti person i zhdukur, bëhet fjalë për personin A.D, femër , 22 vjeç shtetase e Republikës së Kosovës.

Që nga dita  e raportimit  policia me një intensitet të shtuar ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për gjetjen e viktimës.

Bazuar në të dhënat e deritanishme, është konstatuar se personi në fjalë,  në mënyrë të rregullt ka kaluar në një shtet fqinjë të Republikës së Kosovës, nga ku pala ka kontaktuar me familjarët e saj.

Përveç familjarëve të viktimës me të cilët jemi në kontakt për zhvillimet rreth rastit, ne si polici zyrtarisht kemi  njoftuar edhe institucionet e shtetit fqinjë dhe bashkërisht jemi duke punuar për identifikimin e vendndodhjes së viktimës si dhe sqarimin e të gjitha rrethanave që lidhen me rastin.