I quajtur Book One, paisja është e përpunuar në alumin. Sipas Porsche Design, rrotullat e boshtit qëndror janë inspiruar nga transmisioni i një makine sportive siç mund ta shikoni edhe në foto.

Lapsi dixhital i zhvilluar po nga studioja e Porsche është e përshtatur me Windows Ink. Në të djathtë të tabletit është ndërtuar një panel magnetik i cili mban ngjitur lapsin.

Edhe pse ky është produkti i parë i këtij lloji zhvilluar nga Porsche Design, kjo studio ka ndërtuar produkte të tjera me këtë markë siç është rasti i Huawei Mate 9 apo njëherë e një kohë telefonëve BlackBerry.

Laptopi del në shitje në Prill me një procesor Core i7 dhe 512GB SSD. Ai sjell me vehte kamera infrared me mbështetje për Windows Hello.

Kostoja? 2,795 Euro nga dyqanet Porsche Design. Nëse u duket shtrenjtë atëherë shikoni laptopin Surface Book të Microsoft i cili kushton 3,199 dollar. /PCWorld  

Specifikat e Harduerit

Përmasat: 311.4 x 226.5 x 15.9 mm

Pesha: 1580 gram

Ekrani: 10 inç Quad HD me rezolucion 3200 x 1800 piksel

Procesori: Gjenerata e 7 Intel Core i707500U

RAM: 16GB

Memorje: 512GB SSD

Kamera: Frontale 5 megapiksel

Audio: bokse stereo, dy mikrofonë

Bateria: 14 orë jetëgjatësi, 2 orë ngarkim të plotë

Portat: USB-C 3.1, Thunderbolt, USB-A, MicroSD

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here