_89766984_89766983

Fletëvotimet postare do të vendosin fatin e zgjedhjeve presidenciale në Austri.

Norbert Hofer i Partisë së Lirisë ka një epërsi shumë të lehtë ndaj rivalit të tij, Alexander Van der Bellen.

Nëse do të zgjidhet ai, Hofer do të bëhet i pari kryetar shteti nga ekstremi i djathtë i një vendi të Bashkimit Europian.

Një çështje kyçe e fushatës ishte edhe kriza e emigrantëve në Evropë .

Rreth 90 mijë persona kanë kërkuar azin në Austri vitin e kaluar, e barabartë me rreth 1% të popullisisë austriake, ndërsa Partia e Lirisë u zhvillua në një fushatë anti-emigracionit.

Mbrëmja e së hënës duket se do të sjellë edhe rezultatin përfundimtar. Hofer i ka varur shpresat pikërisht te votimet e bëra me letër, që numërohen gjatë ditës së sotme.

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here