“…Donnarumma do të ‘kalbet në stol’ deri në fund të kontratës së tij, meqenëse nuk i është dukur e denjë oferta jonë për të rinovuar kontratën”

Presidenti i Milan, Jonghong Li, ka thënë se Gianluigi Donnarumma do të ‘kalbet në stol’ nëse dëshiron të largohet nga Milan.

Pas refuzimit të ofertës për rinovim, 25 milionë euro në total për pesë vjet, menaxheri Mino Raiola e shtyn atë drejt Realit të Madrid, edhe pse në garë fuqishëm është dhe Juventusi.

E përditshmja Il Giornale raporton se presidenti i skuadrës mund të vendosë që ta përjashtojë lojtarin nga skuadra për sezonin e ardhshëm, por pa e lënë që të largohet nga Milani.

“Kam shpenzuar 800 milionë euro për të blerë Milan, prandaj nuk besoj se, nëse nuk arrij të fitoj 40 milionë euro prej shitjes së tij do të falimentoj”.

“Për këtë arsye, Donnarumma do të kalbet në stol deri në fund të kontratës së tij, meqenëse nuk i është dukur e denjë oferta jonë për të rinovuar kontratën”.

“Pasi të ngrohë stolin, mund të largohet i qetë verën e ardhshme”.

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here