Policia e Kosovës ka arrestuar sot në Prishtinë, shtetasin e Shqipërisë Albert Veliun.

Albert Veliu është i njohur me nofkën ”Babalja” dhe si dëshmitari X i PD-së në Shqipëri, njofton Klan Kosova.

Arrestimi i tij  ndodhi sot në qendrën e azilit me kërkesë të Prokurorisë për Krime të Rënda në Tiranë.