Në një prononcim për KALLXO.com, prokurorja e dënuar Vahide Badivuku tha se pret që instancat më të larta gjyqësore ta rrëzojnë vendimin e sotëm.

Pas vendimit të Gjykatës në bazë të të cilit u shpall fajtor dhe u dënuar me tre vjet burgim, prokurorja Vahide Badivuku ka thënë se pret që instancat më të larta gjyqësore ta rrëzojnë vendimin e sotëm.

“Është një vendim shumë i padrejtë dhe shumë i ndikuar. Konsideroj se Gjykata me të vërtetë ka treguar një mosprofesionalizëm në rastin konkret për shkak se asnjë provë gjatë shqyrtimit gjyqësor nuk është vërtetuar për veprat penale me të cilat më akuzon Prokuroria. Kam shpresë që instancat  më të larta do të tregojnë një profesionalizëm më të lartë dhe do të vendosin ashtu të paanshëm, sepse kjo shihet qartë se është një vendim, është i ndikuar”, ka deklaruar prokurorja Badivuku.

E pyetur nga KALLXO.com se pse nuk ka marrë pjesë në seancën e sotme ku u shpall fajtore, ajo ka deklaruar se nuk ka ndonjë arsye konkrete përveçse është princip i saj të mos marrë pjesë në seanca të tilla.

“Arsyeja është që prej fillimit të gjykimit e kam vendosur që mos me shku në shpallje. Jam marrë vesh me avokatin që vetëm ai me shku, jo për ndonjë arsye konkrete, po më shumë për shkak se është princip imi.  Unë s`kam dashur t`i shmangem shpalljes së vendimit, unë e kam patur aty avokatin, por unë përmes internetit u njoftova”, ka thënë prokurorja Badivuku.

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here