Ka nisur takimi i thirrur nga kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, për të diskutuar rreth harmonizimit të qëndrimeve për rezolutë rreth dialogut Kosovë-Serbi.

Në këtë takim që ka nisur pak më parë, pjesë po marrin: kryeministri Ramush Haradinaj, zëvendëskryeministri Fatmir Limaj dhe nënkryetari i AKR-së, Agim Bahtiri, si dhe më vonë takimit i janë bashkuar edhe partitë opozitare, PSD dhe Alternativa, njofton Klan Kosova.

Nga PSD është parë duke hyrë në takim, shefi i Grupit Parlamentar, Dardan Sejdiu.

Në këtë takim nuk janë lejuar mediat që të kenë qasje.