Nënat duhet të presin të paktën një vit në mes të shtatzënive, në mënyrë që të ulin rrezikun për përkeqësimin e shëndetit të nënës dhe fëmijës, ka treguar një studim i ri.

Megjithatë sipas hulumtuesve nuk ka nevojë të presin deri në 18 muaj, siç thuhet në udhëzimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, transmeton Klan Kosova.

Autorja e studimit Wendy Norman ka thënë se pritja njëvjeçare në mes shtatzënive është një gjë që mund të bëhet lehtësisht dhe se ja vlen, ngase ulë rrezikun për komplikime.

Hapësira të vogla kohore në mes të shtatzënive rritë rrezikun për lindje të parakohshme, foshnja më të vogla dhe vdekshmërinë të nënave dhe foshnjave.