Skuadra franceze vazhdon të jetë e interesuar për ta transferuar pesë herë fituesin e Topit të Artë, që e ka vënë në dyshim të ardhmen e tij tek Real Madrid

Paris Saint-Germain shpreson ta joshë Cristiano Ronaldo të largohet nga Real Madrid gjatë verës, duke i ofruar kontratë me peshë 45 milionë euro në vit.

Portugezi e ka vënë në dyshim vazhdimësinë e tij në Santiago Bernabeu pas triumfit në finale të Ligë së Kampionëve ndaj Liverpool, duke ngjallur interesimin e skuadrës franceze.

Gjiganti nga Ligue 1 tashmë ka vënë kontakte me skuadrën spanjolle, por kërkesat e mëdha financiare dhe rregullat e Fair Play Financiar të UEFA-së mund ta pengojnë këtë operacion.