Paris Saint-Germain nuk e ka fare në plan që ta shesë sulmuesin e ti Kylian Mbappe.

Madje presidenti i klubit francez, Nasser Al-Khelaifi, ka theksuar se nuk do ta shisnin futbollistin e tyre as për një miliard euro, shkruan Sky, përcjell Klan Kosova.

19 vjeçari u bashkua me PSG vetëm vitin e kaluar kur për këtë la Monacon, si huazim me mundësi blerjeje për 118 milionë funta – marrëveshje që do të nënshkruhet këtë verë.

Është Manchester City që ka shfaqur interesim për yllin adoleshent, por që drejtuesit e klubit nga Parc des Princes e kanë mbyllur derën.

“Nëse dëshironi që të përmendi një numër, për shembull një miliard?”

“Por edhe nëse edhe na jepni një miliard, nuk do ta shesim”, ka thënë Khealifi.

Mbappe ka shënuar 21 gola në sezonin e tij debutues në PSG.