Ylli i Borussia Dortmund, Christian Pulisic, ka thënë se ai nuk do t’i bashkohet Bayern Munchen, siç kanë bërë shumë yje të Borussia Dortmund në të kaluarën.

18 vjeçari amerikan është një nga prospektet  më të mira në Evropë, por nuk planifikon që të largohet nga Dortmund për një kohë bukur të gjatë – dhe kurrë tek rivalët e tyre më të mëdhenj që të në kaluarën kishin transferuar yjet e “bletave” si Mats Hummels, Robert Lewandowski dhe Mario Gotze.

“Nuk do të mund ta bëja atë”, tha Pulisic për Penn Live.

 

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here