Me shumë mundësi gjatë gjithë jetës ju kanë munduar disa pyetje në dukje fare të thjeshta për sa i përket të brendshmeve. Lexoni ç’thuhet për to:

A mund të mbash të njëjtat të brendshme për disa ditë?

Harruat sërish t’i lanit të brendshmet? Nëse mbathjet duken të pastra mund t’i mbani veshur, pa problem! Puna ndryshon në rast se keni skuqje apo një gërvishtje në zonën pubike; në një situatë të tillë më mirë mos e provoni fatin. E njëjta gjë vlen edhe kur keni djersitur gjatë ditës, pasi lagështia krijon kushte të favorshme për prodhimin e baktereve dhe infeksioneve kërpudhore. Idealja është të vishni mbathje të tjera.

Po sikur mos veshësh fare mbathje?

Po, por vetëm gjatë një situate. Kur jeni duke u stërvitur, pasi veshjet sportive janë të krijuara nga një pëlhurë e trashë që e thith shumë mirë lagështirën. Por nëse lëkura e zonës në fjalë është disi e irrituar, mbaji mbathjet veshur.

Sa palë mbathje duhet të kem?

Një studim interesant vuri re se mesatarisht një grua ka 34 palë mbathje, 14 prej të cilve i mban për raste specifike. Çështja është se nuk ka një numër fiks përsa i përket të brendshmeve. E gjitha varet nga stili juaj i jetesës; sa shpesh ushtroheni gjatë javës, e të tjera. 10 palë mbathje dhe 3 palë recipeta janë mëse të mjaftueshme.

Mund të flesh me reçipeta veshur?

Nëse reçipetat e tua kanë pambuk apo mëndafsh, karakterizuar nga kupa të rehatshme, mund të flini pa asnjë lloj problemi, shkruan anabel. Në të kundërt, rrezikoni irritim lëkure dhe mosqarkullim të gjakut.

Cili është materiali më i mirë për mbathjet?

Sigurisht që pambuku! Lejon qarkullimin e ajrit dhe thithjen e lagështisë.