Një numër i kompanive bioteknike dhe ushqimesh në SHBA, janë duke investuar shumë në prodhimin e qumshtit sintetik të njeriut.

E gjitha kjo me qëllim të marketingut të tij tek të rriturit, njofton Klan Kosova.

Trendi që do të bëhet së shpejti po nxitet nga një studim që tregon se oligosakaridet në qumështin e njeriut (HMO), pjesë e qumështin e gjirit, nxit bakteret e mira në zorrë.

Shtesat që përmbajnë oligosakaride specifike të qumështit të njeriut nga qumështi i gjirit mund të modifikojnë selektivisht mikrobiomin e zorrëve në të rriturit e shëndetshëm, thotë studimi i ri që gjithashtu mbështet sigurinë dhe tolerancën e përbërësve.

Studiuesit analizuan 100 të rritur të moshës 26 vjeç.

E gjithë kjo rezultoi se shtesat e oligosakarideve nuk i shpërbënë dhe qëndruan të sigurta e të pandashme, në organizmin e njeriut, njofton Klan Kosova.