Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe kreu i bashkisë Erion Veliaj kanë inspektuar punimet në njësinë administrative nr. 5 në kryeqytet.

Kreu i qeverisë u njoh nga afër me investimet e zonës, teksa Veliaj garantoi qytetarët se ky ritëm pune do të vijojë dhe në të ardhmen, duke ndërhyrë në çdo lagje e rrugicë të qytetit.

Kreu i Bashkisë u bëri thirrje qytetarëve që të zgjedhin administratorët e pallateve në mënyrë që të përfitojnë nga “Fondi për Komunitetin”, ku Bashkia siguron 50% të vlerës së investimit që banorët kërkojnë të investojnë për rregullimin e lagjeve të tyre.

Një nga investimet më të rëndësishme në Njësinë 5 do të jetë ndërtimi i rrethrrotullimit në Rr. “Medar Shtylla”, i cili do t’i japë zgjidhje problemit të trafikut të kësaj nyje tepër të rëndësishme për zonën.

Kryeministri Edi Rama siguroi qytetarët se pavarësisht se janë kryer shumë investime, të tjera projekte edhe më të mëdha do të realizohen në vazhdim. “Me këto transformime që kanë ndodhur, kjo është për t’u thënë të gjithëve se s’keni parë gjë akoma, jo vetëm në këtë njësi, por edhe në çdo njësi tjetër”, tha Rama, duke theksuar rëndësinë që ka vota e 25 qershorit për të ndryshuar jetën e të gjithë qytetarëve, shkruan Top Channel.

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here