Tenori nga Kosova me famë botërore, Ramë Lahaj, do të ngjitet edhe në teatrin e Los Angeles-it për të performuar.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Lahaj bëri të ditur se do të performojë veprën “La Traviata”, njofton Klan Kosova.

“I nderuar të jem i ftuar nga legjenda @@placido_domingo për të kënduar “La Traviata”, në teatrin e tij në Los Angeles”, ka shkruar tenori.