Bendi rok, Rammstein, ka dhënë detajet për një tjetër koncert të madh që do ta mbajnë në Britani të Madhe.

Gjermanët kanë bërë të ditur se do të jenë të pranishëm në Ricoh Arena të Coventry-t më 20 qershor të vitit të ardhshëm.

Ky koncert do t’ia kalonte për nga madhështia atij që e mbajtën në “Stadiumi MK” në Milton Keynes, deri tash koncerti më i madh i tyre në Mbretërinë e Bashkuar.

Biletat për këtë koncert do të dalin në shitje nesër në ora 10:00.