Kapiteni i Real Madrid, Sergio Ramos ka shprehur pakënaqësinë lidhur me ndeshjen e mbrëmshme kundër Atletcio Madrid e cila përfundoi me rezultat të barabartë 0:0.

Ramos është i frustruar pasi skuadra që ai e udhëheq nuk arriti të shfrytëzonte gabimin e Barcelonës për të kaluar në pozitën e parë në tabelë, shkruan Marca, transmeton Klan Kosova.

“Ne e dinim rëndësinë e tre pikëve që lëshuam , për të përfituar nga fakti se Barcelona kishte bërë një gabim para ndeshjes sonë. Kjo ishte një mundësi që ne e kemi lëshuar’- ka thënë Ramos.

Real Madrid u ballafaqua kundër Atletico Madrid mbrëmjen e së shtunës por nuk arriti të arkëtonte tri pikë që do ta vendosnin në krye të tabelës.

Tani galaktikët gjenden sërish në pozitën e dytë me 14 pikë aq sa ka edhe Barça që u ndal nga Athletic Bilabo në Camp Nou me rezultat 1:1.