Koalicioni AAK-PSD në Bibliotekën Kombëtare është duke bërë prezantimin e programit qeverisës për katër vjetët e ardhshme para shumë anëtarëve të të dy partive, si dhe disa qytetarëve.

Besnik Tahiri nga AAK-ja ka filluar fjalimin duke thënë se po shpalos prezantimin e vizionit programor të koalicionit fitues.

“Programi politik për 100 për qind shtet është me objektiva të qarta dhe sakta. Ky nuk është program tipik zgjedhor, por është qeverisës pasi në secilën kapitull veç e veç është taksativ dhe praktik me punët që do të kryhen”.

“Ne do të vazhdojmë edhe ndërtimin e themeleve të fortë të mekanizmave, si në sektorin publik si në atë privat”.

“Në programin tonë ka zhvillim ekonomik, zhvillim të drejtësisë, forcimin e partneritetit me ndërkombëtaret si dhe konsolidimin e shtetit të Kosovës në 100 për qind. Kosova ka përcaktuar objektivat e veçanta në arritjen e synimit 100 për qind shtet”.

“Këto programe janë vazhdimësi e përpjekjeve dhe rezultateve tona. Por ne do të marrim parasysh edhe kontekstin në të cilin ne jetojmë, atë real dhe jo atë ideal siç prezantohet”.

“Ne kemi arritur që me vendimet e marra për vendin tonë të përmbyllim etapën më të vështirë që për 20 vjet, ushtrinë e Kosovës, ligjet që kanë munguar për shumë vjet, s’jemi ndalur në rrafshin e brendshëm kemi konsoliduar mekanizmat e shoqërisë siç janë përkujdesjet për kategoritë e shoqërisë, tregun dhe mbrojtjen e tregut me 100 për qind taksë”.

“Për 11 vjet rresht kanë qenë tri tentativa që rregullojnë shtetin dhe qeverisjen, tri herë janë rrëzuar në Kuvend dhe Qeveri. Unë do t’i them tri tema se çka kemi bërë dhe çka do të bëjmë në të ardhmen”.

“Po ndalem te ligji i pagave. A mundeni ta besoni që rrogën e një sektori publik e kanë rregulluar 600 akte ligjore? Kjo është bërë vetëm me një ligj të pagave që e rregullon në përgjithësi dhe në tërësi, nga shërbyesi i shkollave deri të presidenti”.

“Shumë është përfolur rritja e rrogës së kryeministrit Haradinaj, por ai e ka zbritur për vete dhe nuk e ka bërë këtë rritje për vete, por për të gjithë që edhe ka reflektuar. Kosova ka pasë më shumë se 400 nivele të pagave, sot me këtë ligj me punën që e kemi bërë kemi ra në 180. Secili koeficient është transparent”.

“Çka do të bëjmë tutje. Të gjithë ata që flasin për punësim me të njohshëm, Ramush Haradinaj ia ka dhënë plumb ballin kësaj, për shkak se vlerësimi tani është 50 për qind me test elektronik. S’ka me hi në punë në këtë mënyrë”.