Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, është i dëshpëruar dhe i mërzitur pasi është akuzuar për mashtrim me taksa dhe dëshiron ta lë Real Madridin, një burim shumë i afërt me lojtarin i ka thënë BBC-së .

Prokurorët spanjollë e kanë akuzuar Ronaldon, 32 vjeçar, për mashtrim të autoriteteve për disa miliona me taksa.

“Ai e di se është i ndershëm, ka karakter të mirë dhe se ka bërë gjithçka në rregull, prandaj ai nuk po e kupton këtë situatë”, ka thënë burimi.

“Ai është i mërzitur dhe i dëshpëruar”.

Ronaldo prejse ka ardhur në Real Madrid e ka ndihmuar këtë klub ta fitojë tri herë Ligën e Kampionëve dhe dy herë La Ligën, përveç shumë trofeve të tjerë.

 

 

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here