Futbollisti i Kosovës Anel Rashkaj, në një konferencë për media ka thënë se nuk ka rëndësi se sa minuta luan në fushë, por e rëndësishme është të jesh i fokusuar në maksimum në minutat që të jepen.

“Mendimi im është që ne duhet të jemi të fokusuar për çdo situatë, e kam thënë edhe më herët, ashtu edhe ka ndodhur, ka pasur ndeshje që kam hyrë në pesë minutat e fundit, dhe duhesh të jesh i fokusuar në ato pesë minuta”.

“Ka ndeshje që i fillon nga fillimi apo inkuadrohesh në pjesën e parë, kështu që nuk mendoj shumë në këtë aspekt, kryesorja të jemi të përgatitur për çdo situatë, për çdo minutë që të jepet mundësia”.

Rashkaj i është bashkuar Kosovës në vitin 2014-të.

Ndeshja mes Kosovës dhe Gjibraltarit luhet ditën e enjten me fillim nga ora 18:00.