Nëse unë s’do kisha besim te De Biasi, nuk do t’i jepja dashurinë e jetës, Kombëtaren”, ka thënë shkurtimisht Duka për trajnerin që drejton Shqipërinë prej vitit 2011

Menjëherë pas deklaratës së dhënë nga trajneri Giani De Biasi në konferencën e paradites së sotme për shtyp, ka ardhur dhe reagimi i presidentit të FSHF-së Armando Duka.

Italiani shpalli divorcin në fund të fushatës eleminatore ndërkohë që gazetarët kanë nxituar të marrin një koment prej tij për këtë deklaratë të teknikut.

Reagimi i Dukës ka qenë i menjëhershëm dhe batuta e përdorur prej tij vlen shumë, shkruan “newsportal”.

“Nëse unë s’do kisha besim te De Biasi, nuk do t’i jepja dashurinë e jetës, Kombëtaren”, ka thënë shkurtimisht Duka për trajnerin që drejton Shqipërinë prej vitit 2011.

LINI NJË KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here